Home ShowBiz ”Happy Cackes...

”Happy Cackes Anisa”, vjen me tortat më speciale në Luzern të Zvicrës. Qufaj: Punoj me receta mjaft sfiduese

140
0

Gone Qufaj është nga qyteti i Pejës, por është rritur dhe jeton në Hochdorf të Luzernit të Zvicrës. Ajo është bashkëshorte dhe nënë e lumtur e pesë fëmijëve, tri vajzave dhe dy djemve dhe njëkohësisht nuk ndalet së bëri më të mirën në biznesin e saj “Happy Cakes Anisa”.

Ajo tregon se përgatitja e tortave e bënë të lumtur, andaj edhe vendosi që emrin e firmës ta lë “Happy Cake Anisa”. Pra, në emër të lumturisë dhe vajzës së saj të tretë, për të cilën thotë se ka karakter të fortë e të veçantë.

”Kam përgatitur me shumë qejf ëmbëlsira të ndryshme e receta mjaft sfiduese. Fillimisht për raste familjare, për ditëlindjet e fëmijëve, etj. Ishte vëllai ai që më sugjeroj të nisja të punoja me porosi dhe mua më pëlqej si ide. Shoqja ime më inkurajoj të hapë një faqe në Instagram dhe kështu nisën porositë. Sot kam mjaftë punë dhe jam e kënaqur njëjtë si unë, ashtu edhe klientët, që porosisin torta për ditëlindje, fejesa, martesa, kurorëzime, syneti, për haxh dhe për hatme”,-tha për ”Revista Kosovarja”.

Tortat e “Happy Cakes Anisa” janë gjithmonë të freskëta dhe të bëra me produktet më cilësore. Nuk janë vetëm të bukura për tu parë, por edhe shumë të shijshme, unike e speciale. Tortat mund të porositen në këtë faqe në Instagram.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit