Home Sporti Milani mendon...

Milani mendon për strategun portugez që ka shkëlqyer me Porton

32
0

Trajneri i ardhshëm i Milan vjen nga Portugalia. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Sergio Conceiçao, që aktualisht drejton ekipin e Porto. Ish-lojtari i parma, Inter dhe Lazio mund të ulet në stolin e kuqezinjve edhe pse për të nuk ka për të qenë aspak e lehtë.

Conceiçao ka një kontratë deri në vitin 2028 me Porto, kontratë e nënshkruar me ish-presidentin e këtij klubi, Ponto da Costa. Prej pak ditësh, në krye të klubit është André Villas-Boas, me të cilin trajneri ka lënë një takim për të diskutuar për të ardhmen e tij.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, trajneri portugez vlerësohet nga tifozët e Milan për përvojën e tij në Champions League dhe cilësitë e tij drejtuese. Kjo e vë atë në “pole” para kandidatëve të tjerë, por ai duhet fillimisht të zgjidhë kontratën me Porto.

Për sa i përket Milanit, kërkesat e tij janë brenda parametrave: 4 milionë euro në sezon, shifër që e parashikon edhe klubi kuqezi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit