Home ShowBiz Veç 4 gra në ...

Veç 4 gra në librin e tij të ri, gazetari Fevziu: Shoqëria shqiptare ka qenë dhe mbetet mashkullore

48
0

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka dhënë më shumë detaje sa i takon këtij libri këtë të Martë te “Rudina” në Tv Klan. Ajo që na bie në sy të gjithëve është fakti se në këtë libër do të mund të lexojmë për 35 burra me peshë përgjatë viteve në vend, e vetëm 4 gra.

Ajo që vumë re është se janë në dominancë figurat mashkullore dhe shumë pak ato femërore.

Blendi Fevziu: Sepse historia e Shqipërisë është dominuar nga meshkujt, për fatin tonë të keq. Edhe unë e kisha këtë shqetësim, u mundova të gjej, nuk është se kishte…

-Këtu është mbretëresha Geraldinë, Nënë Tereza, Liri Belishova…

Blendi Fevziu: Drita Kosturi…

-4 gra! Pra, mes 39 figurave vetëm 4 janë gra.

Blendi Fevziu: Kjo është një prej fatkeqësive të Shqipërisë, reflekton…

-Historinë e kanë bërë burrat?

Blendi Fevziu: Jo vetëm në Shqipëri, edhe në vendet e tjera të botës, por në Shqipëri roli i gruas ka qenë fare minor. Mund të ishin dhe gra që kishin një peshë edhe në pjesën tjetër të shoqërisë. Shoqëria shqiptare ka qenë dhe për fat të keq mbetet mashkullore, s’dua ta them prapë se e kam thënë shumë herë, mbetet shumë mashkullore. Ky është një vend shumë i vështirë për gratë dhe shumë më i thjeshtë për burrat në raport me gratë.

-Megjithatë duket sikur situata po ndryshon.

Blendi Fevziu: Ka balancë, por prapë për një grua karriera është shumë herë më e vështirë se për një burrë.

-Duhet ende shumë…

Blendi Fevziu: Shumë më tepër! Në një shoqëri që nuk e pranon në të njëjtën mënyrë një grua siç e pranon një burrë, është një shoqëri që nuk është emancipuar sa duhet, s’dua të përdor fjalën primitive që ka përdorur Maks Velo në takimin e fundit që kemi patur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit