Home Aktualitet Veliaj: Detyr...

Veliaj: Detyra jonë është që të vazhdojmë me modernizimin e Tiranës. Këta të sapllakes dhe kalit blu e kishin në dorë dhe s’bënë asnjë punë

29
0

Kryebashkiaku Erion Veliaj, thotë se Tirana do të vijojë të modernizohet, duke përmendur edhe disa nga investimet që do bëhen në pjesën e Bulevardit të Ri. Ai zhvilloi një takim falënderues me punonjësit e institucionit të bashkisë, para hyrjes zyrtarisht në fushatë.

“Ne duhet të vazhdojmë modernizimin e qytetit dhe më vjen mirë që nesër kemi disa konkurse, bashkë me Kryeministrin, për Qendrën e re të Panaireve dhe të Konventave në “Bulevardin e Ri”, sepse “Pallati i Kongreseve” është ezauruar dhe është i rezervuar deri në fund të vitit. Ndërkohë, duam të çojmë disa nga gjykatat apo prokuroritë, te “Bulevardi i Ri”; godina e re e Bashkisë do të ketë një qendër administrative, që të mos jemi ca te “Torre Drini”, ca te “Pallati i Kulturës”, e ca te “7-katëshi”, e ca te “Zëri i Popullit”, por të grupohemi e gjithë si administratë në një ndërtesë ultramoderne, siç po bëhet ndërtesa e re e Tatimeve të bashkisë tek “21-shi”, u shpreh Veliaj.

Ndër të tjera, kyebashkiaku theksoi edhe se çfarëdo që bën Bashkia e Tiranës, opozita do të reagojë duke bllokuar dhe duke bërë sherr.

“Ne duhet të vazhdojmë punën për urbanizmin e Tiranës, pa hyrë në debate me një pakicë, që çfarë do që të bëjmë ne, ata gjithmonë do reagojnë. Bëmë lodrat, erdhën me pistoletë te lodrat; bëmë Sheshin, e bllokuan Sheshin; bëmë Pazarin, blloko Pazarin, bëmë Kalanë, blloko Kalanë, bëmë Bulevardin, blloko Bulevardin, shko te “Astiri”, blloko “Astirin”. Po të ishin ata shumica, unë nuk do isha dot kryetar bashkie. Për sa kohë që përditë kemi punuar sikur të jetë dita më e rëndësishme, puna duhet të vazhdojë. Këta të sapllakes dhe të kalit blu, edhe të zorrës e të fuçisë, e të galixhantit të WC-së në kat të dytë, e të sahatit që s’punonte, e të bashkisë me grafiti, këta e kishin në dorë dhe s’bënë asgjë”, tha Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit