Home KRYESORE Erion Veliaj:...

Erion Veliaj: Këta që jetojnë në vila te Gjiri i Lalzit, pse nuk ikin nga Shqipëria, por na bërtasin se “këtu nuk jetohet”?!

1177
0

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar sërish opozitën, kur tha se ata që ankohen më shumë se në këtë vend nuk jetohet, janë pikërisht ata që jetojnë vetë në vilat e tyre luksoze pranë bregdetit në Lalëz.

“I dëgjoj këta që thonë në Shqipëri nuk jetohet. A ka vështirësi Shqipëria? Patjetër, por sot lagjja jonë, Shqipëria jonë, është bërë pak më e mirë, se ka një shkollë të re. Unë besoj se gjërat bëhen kur secili punon, kur secili bën të veten. 

Çuditërisht, ata që bërtasin më shumë dhe thonë se në Shqipëri nuk jetohet, janë të gjithë me vila te Gjiri Lalëzit, nuk janë këtu në lagjen tonë. Nuk jetojnë as te “Mihal Grameno”, as te “Depoja Ujit”, as në Qytetin Studenti. Këta që thonë në Shqipëri nuk jetohet janë të gjithë te Gjiri i Lalzit. Kur të ikë i pari i tyre prej Shqipërisë, atëherë do të bindem se këtu nuk jetohet.

Por për sa kohë që asnjë, nga ata, nuk ikën nga Gjiri i Lalzit e për sa kohë që Tiranën e shohin si mish për top, për të na vënë kundër njëri-tjetrit, për të na vënë të kacafytemi me njëri-tjetrin për 5 votat e tyre, ne nuk do ta lemë këtë. Sepse ne këtu në lagjen tonë të paktën, këtu ku jemi rritur. Shkolla është më e rëndësishme se partitë, familja është më e rëndësishme se partitë, komuniteti, lagjja jonë, hapësirat tona janë më të rëndësishme”-tha Veliaj gjatë fjalës së tij në inaugurimin e shkollës “Bashkim Fino” në Tiranë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit