Home POLITIKE Veliaj tregon...

Veliaj tregon si Meta tentoi të bllokojë hapjen e dosjeve: Mund ta ketë zhdukur në marrëveshje me Berishën

477
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar mbrëmjen e sotme sesi Ilir Meta, në vitin 2015, u përpoq që të pengonte hapjen e dosjeve. Në një intervistë me Sokol Ballën, Veliaj tregoi sesi Meta u përpoq disa herë të mos lejonte hapjen e dosjeve ne ate kohe.

”Ilir Meta ka qenë kryetar Kuvendi. Kërkesa e Ministrisë tonë ishte se Shqipëria s’mund të krahasohej me Rusinë, për moshapjen e dosjeve. Ne vendosëm që të imitojmë procesin gjerman. Ky ishte motivi i kësaj përpjekje kur bashkë me Gentën, bëmë atë propozim. Ilir Meta na tha në atë kohë se propozimi është shumë i mirë, por mos keni probleme në PS? Kur ne flasim me kolegët tanë, na thonë se ish sekretari i partisë s’mund të ishte sigurims, pra PS-ja kishte zero komplekse.

Në atë moment, Ilir Meta sjell një pretendim tjetër dhe thotë: nëse komisioni Bezhani dhe Mezini ka dhënë disa letra bakalli, që thotë se nuk keni dosje dhe s’je pjesë e Sigurimit edhe nëse nuk e gjen fare dosjen, atëherë mos të bëjmë një punë të dyfishtë. Unë e pranoj, isha i paditur në këtë fushë dhe thoja rëndësi ka të mos përsërisim punën.

Por nga ai propozim ka lindur një anomali, ku Autoriteti thotë se letrat e bakallit janë dhënë pa e kërkuar dhe pa hapur fare dosjen. Por nevoja tregoi që dosjet e veta edhe nëse nuk gjendeshin ose nuk kërkoheshin, në dallim nga ligji Bezhani dhe Mezini, ku dosjet ishin në Ministrinë e Brendshme, me ligjin që ne kaluam në 2015, të gjitha dosjet u vunë në dispozicion të Autoritetit”, tha Veliaj.

Po ashtu Veliaj ngriti dyshime se dosjet mund të jenë zhdukur qëllimisht për të fshehur të kaluarën si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. “Me të drejtë kryetarja e Komisionit vjen me një kërkesë dhe thotë filani, filani nuk i ka dosjet e zhdukura. Mund të kenë zhdukur dosjet e tyre për hir të një kompromisi politik, por nëqoftëse unë s’jam spiuni Ilir Metaj dhe ndërkohë kam zhdukur dosjen time politike prej kësaj marrëveshje me Berishën, ndërsa kam spiunuar, janë në dosjet e tyre. Kjo s’duhet të më bëjë imun që të mos shihet kontributi im në dosjet e secilit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit