Home Aktualitet Vendet me cil...

Vendet me cilësinë më të keqe të ajrit në 2023-shin

68
0

Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur në botë në vitin 2023, pasi Bangladeshi dhe India zëvendësuan Çadin dhe Iranin, me grimca rreth 15 herë më të larta se niveli i rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, treguan të dhënat e publikuara të martën.

Përqendrimet mesatare të PM2.5 – grimca të vogla ajrore që dëmtojnë mushkëritë – arritën në 79.9 mikrogramë për metër kub në Bangladesh në vitin 2023 dhe 73.7 mikrogramë në Pakistan. OBSH rekomandon jo më shumë se 5 mikrogramë.

“Për shkak të kushteve klimatike dhe gjeografisë (në Azinë Jugore), ju merrni këtë varg të përqendrimeve të PM2.5 që thjesht rriten në qiell sepse ndotja nuk ka ku të shkojë,” tha Christi Chester Schroeder, menaxhere e shkencës për cilësinë e ajrit në IQAir. “Përveç kësaj janë faktorë të tillë si praktikat bujqësore, industria dhe dendësia e popullsisë”, shtoi ajo.

Rreth 20% e vdekjeve të parakohshme në Bangladesh i atribuohen ndotjes së ajrit dhe kostot e lidhura me kujdesin shëndetësor arrijnë në 4%-5% të PBB-së së vendit.

Ndotja e ajrit në Indi u rrit gjithashtu vitin e kaluar, me nivele PM2.5 rreth 11 herë më të larta se standardi i OBSH-së. Nju Delhi i Indisë ishte kryeqyteti me performancën më të keqe, me 92.7 mikrogramë.

Kina gjithashtu pa një rritje të PM2.5 me 6.3% në 32.5 mikrogramë vitin e kaluar, pas pesë rënieve të njëpasnjëshme vjetore.

Vetëm Australia, Estonia, Finlanda, Grenada, Islanda, Mauritius dhe Zelanda e Re përmbushën standardet e OBSH-së në 2023.

Raporti i IQAir u bazua në të dhënat nga më shumë se 30,000 stacione monitorimi në 134 vende dhe rajone.

Çadi, vendi më i ndotur në botë në vitin 2022, u përjashtua nga listat e vitit 2023 për shkak të problemeve të të dhënave. Irani dhe Sudani u hoqën gjithashtu nga lista e vitit 2023.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit