Home POLITIKE Vendimi i fun...

Vendimi i fundit nga ministrja e Arsimit, Kushi: Mësuesit e dënuar ndalohen nga shkolla

135
0

Kohët e fundit denoncimet për abuzimin e fëmijëve në shkolla nga mësues apo dhe drejtorë, nuk kanë munguar dhe rastet janë edhe tragjike. Ndaj dhe sot Ministria e Arsimit të marrë një vendim të nevojshëm.

Ministrja Evis Kushi thotë se ka udhëzuar që mësuesit e dënuar ndalohen në shkollat e vendit. Për të ky vendim shmang rrezikun që mund t’i vijë nxënësve nga persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral dhe ligjor.

”Angazhohemi që të vijojmë me një punë akoma më intensive për të ndërmarrë iniciativa të tjera ligjore që garantojnë më shumë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve tanë”,-shkruan Kushi në facebook.

Postimi i plotë nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Duke marrë shkas nga rasti i fundit i punësimit në Berat të një mësuesi që shkaktoi zemërim të lartë publik, sot firmosa menjëherë ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar, për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore.

Ky vendim shmang rrezikun që mund t’i vijë nxënësve tanë nga persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral dhe ligjor.

Angazhohemi që të vijojmë me një punë akoma më intensive për të ndërmarrë iniciativa të tjera ligjore që garantojnë më shumë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve tanë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit