Home Aktualitet Vendimi më 3 ...

Vendimi më 3 mars për vulën, Astrit Patozi: As Gjykata nuk e zgjidh dot problemin që ka PD-ja

204
0

Më 3 mars, Gjykata e Apelit do të vendosë se kujt i takon vula e PD-së, po këtë ditë Sali Berisha do të mbajë një protestë kombëtare. Astrit Patozi shprehet dyshues që vendimi do të jepet në këtë datë.

“Jam i sigurt që edhe nëse gjykata do të çmendet, në kuptimin e kundër të fjalës, dhe të japë atë vendimin më 3 mars, për të cilin unë dyshoj shumë. Gjykatat tona nuk marrin vendim as për një deputetë të thjeshtë e kanë shtyrë vendimin për 10 seanca. Për këtë kemi shumë precedentë. Drejtësia jonë ka bërë thagma dhe vazhdon të bëjë. Nuk çuditem me këtë gjendje”.

Nga ana tjetër, ish-deputeti i PD-së pohon edhe se vendimi i gjykatës nuk do ta zgjidhte krizën nëse nuk do të ketë frymë bashkëpunimi me palëve.

“Ajo që më çudit mua është se palët në PD i kanë sytë te gjykata. Edhe nëse gjykata vendos një ditë, halli i tyre nuk zgjidhet sërish sepse mund të ndodhë si Saranda. Aty kishte një vendim gjyqi, por kjo nuk e pengoi atë që të hidhte në erë hotelin. Nëse nuk ka një frymë bashkëpunimi, gjykata nuk ia zgjidh dot hallin’‘,-tha në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit