Home Bota Venecia dhe R...

Venecia dhe Roma qytetet më të bukura në botë, ja lista me 10 destinacionet më të preferuara të turistëve

731
0
FILE - In this April 26, 2021 file photo, few visitors arrive for their tour of the ancient Colosseum, in Rome. Italy's culture ministe Dario Franceschini announced Sunday, May 2, 2021 project to build and install a retractable structure, a high-tech, light-weight stage inside the Roman Colosseum which will allow visitors a central viewpoint from within the ancient structure “to see the majesty of the monument." The stage had existed until the 1800s when it was removed for archaeological digs on the subterranean levels of the ancient structure. (AP Photo/Domenico Stinellis, file)

Venecia dhe Roma janë destinacionet më të preferuara për turistët sipas World of Statistics. Në listën e 10 qyteteve më të bukur nuk mungojnë Barcelona, Vjena, Praga, Milano por edhe kryeqyteti grek Athina. Vitin e fundit Greqia nuk ka reshtur së qeni ylli i zgjedhur për turistët, artistët dhe investitorët. Në veçanti, ishujt grekë janë destinacionet e preferuara si për të famshmit, ashtu edhe për njerëzit që dëshirojnë të shijojnë perëndimin e bukur të diellit, ujërat përrallore dhe diellin e ndritshëm të Greqisë.

Artikulli i shefit të zyrës së New York Times në Romë, Jason Horowitz, për Tinosin u bë viral disa ditë më parë, ndërsa italiania La Repubblica e cilësoi vendin helen si “destinacionin ideal të pushimeve”. Duket se dalëngadalë përtej ishujve tanë, kanë filluar të marrin vëmendje edhe pjesë të tjera të Greqisë, si Athina.

Së fundmi, New York Times kishte publikuar një artikull për kryeqytetin grek, me fokus eksperiencat e ngrënies që ofrojnë dhjetëra restorante, hapësirat inovative të artit, si dhe skenat kulturore dhe turistike të Athinës. Në të njëjtën kohë, sipas Forbes, Athina është një zgjedhje ideale për “udhëtarët e sofistikuar”. Megjithatë, nuk është vetëm historia e pasur që u bëjnë përshtypje vizitorëve të Athinës, pasi sipas të dhënave të publikuara pak ditë më parë nga World Of Statistics, Athina është ndër 10 qytetet më të bukura të Athinës.

Konkretisht, kryeqyteti grek renditet i gjashti, me një përqindje prej 77.5%, menjëherë pas qyteteve italiane të Venecias dhe Romës, Barcelonës, Pragës dhe Nju Jorkut. Top dhjetëshja plotësohet nga Budapesti, Vjena, Bordeaux dhe Milano.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit