Home Bota Veprimet e pa...

Veprimet e para nga talibanët. Heqin gratë, muzikën dhe telenovelat nga televizionet afgane

15
0

Afganistani është tashmë në duart e talibanëve, kurse afganët po lënë të dëshpëruar atdheun e tyre. Kanalet kryesore televizive të Afganistanit janë ende duke transmetuar, por me disa dallime të dukshme përfshirë zhdukjen e të gjitha prezantuesve femra nga ekrani.

Ka pasur një rritje të madhe të komenteve të favorshme për talebanët në kanale të tilla si TV Kombëtar i Afganistanit shtetëror dhe Tolo News, Ariana, Shamshad dhe 1TV në pronësi private. Pak kritika ndaj grupit janë parë deri më tani në çdo televizon dhe është ndaluar transmetimi i muzikës dhe telenovelave.

Televizioni shtetëror i cili u mor nga talebanët në mbrëmjen e 15 gushtit, ka transmetuar kryesisht programe fetare. Shamshad TV, në pronësi të një ish-ndihmësi presidencial, ka transmetuar përmbajtje pro-talebanëve. Në një program, korrespondenti i kanalit tregoi banorët e Kabulit duke lavdëruar grupin për sjelljen e sigurisë dhe unitetit në vend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit