Home Aktualitet Vetë*rasja e ...

Vetë*rasja e Sibelës, Altin Çoku del në gjyq: Foton e nxorri A.H, unë ha bukë me TikTok-un

450
0

39-vjeçari Altin Çoku ka dalë këtë të enjte para Gjykatës së Tiranës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai është nën akuzë për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. 27-vjeçarja Sibela Abedini mori aktin ekstrem të vetëvrasjes duke u hedhur nga kati i 4-tër i pallatit, pasi i kishin shpërndarë një foto intime në rrjetin social TikTok. Policia vuri në pranga 39-vjeçarin si personin përgjegjës për shpërndarjen e asaj fotoje.

Çoku ka dëshmuar para Gjykatës se rrjetin social TikTok nuk e përdor për gjëra të këqija, por që ai ha bukë me të si gjithë të tjerët. “Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i TikTok si gjithë të tjerët. Nuk e përdor për gjëra të këqija, ha bukë me të si gjithë të tjerët”.

E ndjera i kishte kërkuar disa herë që të fshinte foton, por 39-vjeçari herë pretendonte se nuk e kishte publikuar vetë, ndërsa herë të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen. 27-vjeçarja ka qenë e martuar me një shqiptar të Kosovës, me të cilin ka patur dhe një vajzë 2 vjeçe dhe ishte në proces divorci. Vajza jetonte me të atin. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte njohur me Altin Çokun.

Para më shumë se 15 vitesh, Altin Çoku kishte krijuar një lidhje intime me një vajzë 18-vjeçare, që ishte kushërira e tij e afërt, konkretisht vajza e dajës. Po ashtu Altini tentoi që të digjte të gjallë djalin e mitur të dajës së tij dhe të detyronte vajzën e dajës së tij për të vijuar lidhjen seksuale që kishte patur me të më herët.

Ai është i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015, pasi kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. në vitin 2014. Çoku ishte pacient i G.Z. i cili shërbente si mjek neuro-psikiatër pranë spitalit të Laçit, ndërsa i akuzuari kishte probleme shëndetësore. Altin Çoku i ka kërkuar mjekut G. S. disa herë para në mënyrë verbale, me anë të telefonit, mesazheve telefonike dhe me anë të letrave të shkruara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit