Home Aktualitet Vetting-u në ...

Vetting-u në politikë emergjencë kombëtare? Shella: Problem veç i PD-së

127
0

Sot në seancën plenare, kreu i PD-së Lulzim Basha e cilësoi si emergjencë kombëtare vënien në zbatim të Vetting-ut në politikë. Juristi Gerti Shella e sheh këtë si një emergjencë vetëm të kryetarit Basha dhe partisë që drejton.

”Vetting-u në politikë është emergjencë e zotit Basha ose e Partisë Demokratike zyrtare sepse tanimë është e qartë se PD përvijohet në 2-3 dimensione prej të cilave Basha dominon vetëm njërin prej tyre dhe ndoshta gjithmonë e më pak sa më shumë kalojnë ditët apo javët.

Nga ana tjetër Vetting-u në politikë përsa na takon tani që kanë kaluar rreth një javë nga propozimi i nismës është përceptuar si padomosdoshëm nga segmentet jashtë politikës. Nuk e di për PS. Nga një anë duket sikur çfarë do PS bën pjesa tjetër e Kuvendit, çfarë do Kuvendi bën pjesa tjetër e PS.

Publiku ka konsoliduar mbi atë premisën që pozitë-opozitë nuk kanë dallime marxhinale, substanciale. Nuk është problem i askujt veç se i opozitës, ndoshta dhe i mazhorancës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit