Home ShowBiz VIDEO/ 13-vje...

VIDEO/ 13-vjeçarja shqiptare me zë unik, befason publikun dhe jurinë e “The Voice” në Gjermani

1693
0

Është vetëm 13-vjeç, por Eliana Kallo ka lënë pa fjalë publikun dhe jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani me vokalin e saj magjik. Në audicionet e fshehta, Eliana e cila është shqiptare, performoi me këngën Gayle “Abcdefu”, këngë plot stil, edhe pse e vështirë.

Ishin pesë anëtarët e jurisë që u habitën me performancën e saj. Emrat e njohur të skenës muzikore botërore, pa hezituar shtypën butonin “PO”, duke dhënë sinjal pëlqimi që ta kenë në ekipin e tyre, si Lena Meyer-Landrut, Sasha, Max Giesinger dhe dy anëtarët e grupit “Meine Freunde”.

Nga ky reagim i fortë i publikut, ajo nuk mundi t’i mbante lotët, ndërsa dy prej anëtarëve të jurisë shkuan ta përqafonin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit