Home Aktualitet VIDEO/ &#8221...

VIDEO/ ”Bahçja” e shtëpisë e mbushur me kanabis, ndodh në Krujë

340
0

Një aksion i Policisë në fshatin Fushë-Thumanë të zonës së Krujës janë asgjësuar 140 bimë kanabisi të rritura, të cilat ishin kultivuar në kopështin e një banese. Uniformat blu në kuadër të operacionit “Territore të pastra” arrestuan një shtetas dhe shpallën në kërkim djalin e tij, pasi të dy dyshohen si autorët e kultivimit të bimëve, në banesën e tyre.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, kanë vijuar intensivisht kontrollet në fshatra të ndryshëm të rrethit, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së dhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në banesën e shtetasve V. Xh. dhe B. Xh. (babë e bir), në fshatin Fushë Thumanë, u gjetën të kultivuara 140 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi V. Xh., si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi B. Xh., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit