Home ShowBiz VIDEO/ Bebe R...

VIDEO/ Bebe Rexha unike në ”Billboard Music Awards”, merr edhe me një çmim

13
0

Artistja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe David Guetta shkëlqyen në ”Billboard Music Awards 2023” që u mbajt të dielën (19 nëntor), pasi u bashkuan për të performuar hitin e tyre masiv “I’m Good (Blue).

E veshur me një fustan mahnitës të gjatë pa mëngë që e kombinoi me doreza të tejdukshme, Bebe Rexha hapi performancën me një version orkestral të ngadalësuar të këngës. Në mes të performancës, ritmi ra dhe u kthye në melodinë ritmike, ndërsa ylli i muzikës mahniti me vokalin dhe paraqitjen në skenë.

“I’m Good (Blue)” – i cili ishte i nominuar për tre çmime “BBMA” në shfaqjen e së dielës dhe mori çmimin për “këngën më të mirë të kërcimit/elektronike”.

“Dua të them shumë faleminderit Billboard-it, faleminderit fansave të mi – hajde, Rexhars! Ngrihuni, le të vazhdojmë!”, tha Bebe në fjalimin e saj të pranimit të çmimit, duke shtuar se çfarë “udhëtimi të pabesueshëm” kishte bërë kënga.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit