Home Editorial Video editori...

Video editorial i “Koha Jonë”: A duhet ligji për portalet?

23
0

Video editorial i “Koha Jonë”: A duhet ligji për portalet?

Media e sotme është në një epokë zhvillimi të pa imagjinueshme, por në thelb mbetet akoma kaotike. Kushdo mund të “bëhet” gazetar, mjafton të hap një ëeb apo një profil!

Pa rregulla, pa etikë, me mllefe dhe hakmarrje. Në shumicën e rastëve, pasi edhe njerëz që shkruajnë me sens kulture, edhe kur sulmojnë apo kritikojnë.

Në gazetë, radio,  televizion apo në portale të regjistruara në tatime duhet të mendohesh mirë nëse boton një lajm të pa verifikuar apo nëse fut fyerje apo edhe më keq njëe shpifje.

Përfundon direkt në Prokurori ose në gjykatë. Dhe gjobat janë të rënda.

Ndërsa nëse ke një portal apo një profil në rrjetet sociale (të paregjistruar) ti bën çfarë të duash: shan, sajon, shpif apo çdo llojë forme tjetër kriminale ndaj tjetrit. Por rrjetet sociale ndiqen nga mijëra e miliona vetë. Bile këtu ka fuqi përhapje shpifja apo pisllëku si një makineri gjigande, ku njeri e sajon dhe fut të keqen ndaj një personi dhe qindra e mijëra portale e fusin pa e menduar dy herë nëse ka gjë të vertetë apo jo. Mjafton të marrësh klikime dhe je në rregull me atë çfarë ka futur iks person.

Në portale dhe në profile në shumicë dërmuese ka shpifje, fyerje apo shantazhe sa fyerjet në mediat e shkruara të duken lule!

Ndaj ligji duhet siç është për gazetat, radiot dhe televizionet, bile më specifik për portalet apo rrjetet sociale. U përpoq njëherë kryeministri Rama, por nuk dihet nëse ishte ligj hakmarrje ndaj portaleve kritike apo një ligj për të vendosur rregulla në këtë botë të rrëmujshme portalesh. U bë gati për në parlament për tu votuar, por ndërhynë disa shoqata dhe organizma ndëerkombëtare që bënë presion mbi qeverinë. Edi Rama u tërhoq nga ky ligj, të paktën per momentin.

Por një Ligj për Portalet duhet!

Duhet, pasi mes lirisë së medias në një botë kaotike digjitale dhe të drejtave të një individi të dhunuara poshtërisht nga portale e fshehura si cubat dikur, ka nevojë të ruhet dinjiteti dhe prestigji i çdo individi, pasi nuk jemi se nuk ka media të shumta e gjoja po preket liria e tyre.

Liria nuk preket aspak nëse vendosen Rregulla!

Pasi ka kaq shumë media portale sa me humor një analist thoshte se në pallatin tim ka 23 portale në 29 apartamente që ka pallati.  Emrin e analistit nuk po e themi për korrektesi, se nuk donte të përmendej nga meraku se mos 23 portalet e pallatit të tij do ta masakronin pa mëshirë!

Pra një lukuni portalesh pa adresë, pa emër pronari, pa emër administratori, të pa regjistruar në tatime, pa sigurime shoqerore, etj pra mori gjigande njerëzish që nuk vendosin emër, por që masakrojnë çdo njeri që iu teket të shpifin ndaj tij.

Nëse do kemi Ligj për Portalet asnjë nuk guxon ta bëjë pa e verifikuar lajmin apo komenti nuk hidhet në portal pa qenë korrekt. Mund të jetë i ashpër shkrimi,  por kur ka fakte asnjeri nuk guxon të të hedh në gjyq.

Por menyra se si donte ta zgjidhte qeveria ligjin për Portalet nuk ishte efikase, bile kishte elemente represivë.

Por Ligji duhet gjithsesi!

Shoqatat e gazetarëve dhe qeveria duhet të ulen në tryezë për hartimin e një drafti për këtë Ligj dhe më pas të kalojë në siten e krejt medias projektligji.

Në fund shkon për debat në parlament.

E kështu do kemi rregulla loje edhe në portalet dhe rrietet sociale.

(këtu mund ta dëgjoni dhe shikoni shkrimin si video)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit