Home Editorial Video editori...

Video editorial i ”Koha Jonë”: Sulmet ndaj ambasadores Kim si vetëvrasje politike

1498
0

Video editorial i ”Koha Jonë”: Sulmet ndaj ambasadores Kim si vetëvrasje politike

Ish-kryeministri Berisha u shpall nongrata nga drejtuesit me të lartë të shtetit amerikan, ndërsa ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim është zbatuese e vendimit dhe nuk ka asnjë tagër ndryshimi për këtë status në të cilën ndodhet Berisha.

Natyrisht që mbetet e drejtë e ish-liderit të PD-së të mbrojë veten e tij nga këto veprime amerikane, të cilët nuk mund ndryshojnë asgjë nga retorikat antiamerikane në takimet e Foltores, të cilat po vijnë e bëhen më agresive.

Përkundrazi vetëm sa ndezin me shumë inatin amerikan ndaj krijimit të një urdie antiamerikane që po manifestohet në Foltoret e ish-kryeministrit. Çdokush ka të drejtën e tij të thotë atë që mendon, për këdo, qoftë edhe për vendimin amerikan, por nuk mund të sponsorizohet një fushatë antiamerikane nga prapavija financiare apo mediatike e atyre që mbështesin Berishën, sepse ka kosto të lartë për ata që e bëjnë, por edhe për vendin.

Sali Berisha ka qenë ish-president, ish-kryeministër, ish-lider i PD, i partisë që rrëzoi komunizmin, sikurse ka sjellë në Shqipëri Presidentin amerikan të kohës Xhorxh Bush. Nisur nga këto bëma pozitive të Berishës, ky vetë nuk duhet lejojë apo nxisë me dashje apo dashje një frymë antiamerikane në Shqipëri.

SHBA jo vetëm që janë një aleat i jashtëzakonshëm strategjik i Kombit shqiptar, por realisht janë edhe shteti më i fuqishëm në botë e kësisoj ata kanë shumë sherbime intelegjente që marrin informacione të besueshme se kush u thotë disa personave në Foltore që të sulmojnë ambasadoren amerikane Kim.

Sejcili ka të drejtën dhe lirinë e tij të flas ndaj kujtdo, siç e ndjenë, porse nuk do të ishte efektive për ish-kryeministrin që të përceptohet në këto takime se mbi 50 përqind e Foltoreve janë vetëm për të goditur ambasadoren amerikane. Natyrisht që ambasadorja Kim nuk është Zoti në tokë, porse ajo në Shqipëri është përfaqësuesja me e lartë e shtetit amerikan, ose ndryshe ajo është sikur të jetë Presidenti Biden në Tiranë!

Ndaj ish-kryeministrin Berisha duhet dikush ta këshillojë, që inatin e momentit, me të drejtë apo pa të drejtë, duhet ta përmbajë e ta drejtojë diku tjetër, fjala vjen kundër kryeministrit Rama. Ish-lideri demokrat ka bërë premtimin publik se do të fillojë protestat më të mëdha të këtyre 30 viteve, por nga fjalët te veprat është një det i madh.

Berisha ka shumicën e demokratëve me vete pasi kjo duket hapur dhe nuk ka nevojë për komente, por ish-kryeministri duhet të përmbajë inatin ndaj ambasadores, sepse siç thotë një fjalë e urtë popullore, UTHULLA E FORTË PRISH ENËN E VETË!

Në kushtet kur Berisha ka filluar shumë beteja njëherësh, si me SHBA, me Lulzim Bashën, me Edi Ramën e ku FRONTI kundër tij mbetet i madh e kur mosha ka bërë te veten, e mira do të ishte që Berisha të ishte më diplomat dhe i kujdesshëm në raportet me ambasadoren amerikane.

Nuk është çështje frike, por beteja që ka filluar mund të përfundojë e cunguar dhe të mbetet vetëm deri te gjykata e Parisit e cila nuk ka asnjë fuqi mbi Uashingtonin zyrtar, ndërkohë që SHBA mbeten faktor përcaktues në politikën shqiptare.

Pa SHBA zot se do kishte shtet shqiptar dhe as Kosovë të lirë. Pa SHBA Ballkani Perëndimor do ishte zonë e Rusisë dhe Kinës.

Nga këto sulme të Foltores po përfiton djallëzisht kryeministri Rama, që këto i shumëfishon me mediat e tij duke krijuar një mjergull diplomatike kundër ish-kryeministrit demokrat dhe rritur kuotat e tij personale në Uashington.

Zemërimi popullor duhet fokusuar kundrejt qeverisë së Edi Ramës e jo në drejtim të ambasadores ameriane Yuri Kim, sepse krijohet një përshtypje e gabuar sikur gjithë beteja mbetet deri te dera e ambasadores amerikane.

Përballja duhet me qeverinë dhe para kryeministrisë ku duhet të jetë protesta e pritshme, por jo duke u marrë me ambasadoren e cila është Presidenti Biden në Shqipëri.

Energjitë duhen fokusuar drejt një opozite të fortë ndaj regjimit.

Ndryshe zhgënjimi do jetë katastrofik te populli opozitar, kurse SHBA mund të detyrohet të sjellë dosjen “BERISHA” në SPAK, aq me tepër se duke i rënë ambasadores Yuri Kim, e cila ka informacione se në janar 2022 ikën në DASH, pra me lart si detyrë, mund të sjellë ndonjë stuhi tornado personale nga e cila nuk ka Foltore që të mban në këmbë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit