Home Aktualitet VIDEO/ Kanabi...

VIDEO/ Kanabisi në zonën ushtarake, nis hetimet dhe ushtria. Sesi u shkel perimetri, askush nuk ka një përgjigje

27
0

125 rrënjët me kanabis të zbuluara përmes një droni të Policisë së Shtetit që ka nisur një operacion në rang kombëtar, hetimet kanë angazhuar policinë ushtarake. Po verifikohen thëniet e tre ushtrarakëve të arrestuar Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentian Zhurda me detyrë në seksionin e sigurisë, të cilët insistuan në gjykatë se nuk e kanë shpërdoruar detyrën dhe se e kishin kontrolluar territorin prej 140 hektarë, por që shqetësimet e tyre për mungesën e logjistikës i kishin përcjellë me email.

Nën procedim në gjendje të lirë janë edhe komandanti i repartit, Petrit Dalanaj, zëvendës komandanti dhe dy të tjerë, të cilët po ashtu insistojnë se nuk e kanë shpërdoruar detyrën.

I kontaktuar nga Top Channel, Dalanaj nuk pranoi të japë një version për këtë ngjarje të rëndësishme dhe të padëgjuar, sa kohë në brendësi të një reparti ushtarak u zbulua drogë, siç tregojnë edhe pamjet e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha. “Zonjë të lutem, mos më shqetësoni, unë jam në punët e mia. Vazhdoni punën tuaj, por më linin në punën time”, thotë ai gjatë komunikimit me celular me gazetaren Hoxha.

Askush nuk di të shpjegojë ende sesi u shkel perimetri i një zonë ushrake, të një vendi anëtar në NATO dhe për më tepër cilët janë kultivuesit që hynë në këtë bazë. /TCH/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit