Home Aktualitet VIDEO/ Minist...

VIDEO/ Ministrja Manastirliu: Diploma e dyfishë me universitetet italiane, hapen 3 programe të përbashkëta me Universitetin e Durrësit

37
0

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës hapen tre programeve të përbashkëta dhe diplomave të dyfishta me universitetet më prestigjioze në Evropë. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në takimin e organizuar sot në Universitetit e Durrësit.

“Sot kurorëzohet puna e të nderuarve profesorë këtu prezentë dhe bashkëpunimit shumë të ngushtë me departamentet e tre universiteteve ndër më prestigjiozet edhe në Europë sikurse janë universitetet e e “La Sapienza”, “Tor Vergata” dhe Universitetit të Genovas, për të hapur 3 cikle studimi programe të përbashkëta me diplomë dyfishe. Përfitojnë studentët shqiptarë, të cilët përmes programeve të përbashkëta do të kenë mundësi që të njëjtën cilësi të mësimdhënies, programeve dhe moduleve ta gjejnë këtu në vendin e tyre. Padyshim që përfitojnë edhe stafet akademike. Ne duam të krijojmë Evropën këtu. Synimi ynë është Ndërkombëtarizimi i Universiteteve, zgjerimi i programeve dhe diplomave të përbashkëta me universitete prestigjioze në botë, me synim njohjen ndërkombëtare të universiteteve tona dhe sigurisht që Universitetit “Aleksandër Moisiu” është ai që mban flamurin në këtë drejtim” , tha ndër të tjera Manastirliu.

Tre programet me Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe universiteteve “La Sapienza”, “Tor Vergata” dhe Universitetit të Genovas, do të hapen në studimet e cikleve për të drejtë publike, studime europiane, dhe shkenca ndërkombëtare e diplomatike. Këto programe do të zhvillohet në gjuhën shqipe, italiane dhe angleze, duke ofruar diplomë të dyfishtë.

Program i përbashkët i studimeve Doktoratë në “E Drejtë Publike” do të jetë me Universitetin “Tor Vergata”, Itali, program i përbashkët i studimeve Master në “E Drejtë Europiane dhe e Krahasuar” me Universitetin ‘Sapienza’ të Italisë, i cili ka filluar tashmë dhe janë 15 studentë që e ndjekin si dhe programi i studimeve Bachelor në “Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike” me Universitetin e Gjenovës, Itali, i implementuar për herë të parë me 14 studentë.

Universiteti “Aleksandër Mosiu” ka një ofertë të pasur akademike, me 112 programe studimi të organizuara në 5 fakultete, nga të cilat 8 janë programe të përbashkëta me diplomë të dyfishtë, në 3 cikle studimi (gjuhën shqipe, italiane dhe angleze) dhe 7 programe në gjuhën angleze, në 2 cikle studimi.

Ceremonia u zhvillua në Laboratorin e ri të Studimeve Evropiane EU-LAB një financim i qeverisë shqiptare që sipas ministres Manastriliu do t’u shërbejë doktorantëve dhe studentëve që të kenë mundësi të përdorin literaturë online dhe fizike, seminare dhe leksione online, programet statistikore etj, me standarde bashkëkohore.

Ministrja Manastirliu vuri dhe një herë theksin te angazhimi për të mbështetur universitetet në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe se buxheti i viti 2024 i ka mbështetur universitetet për infrastrukturë akademike dhe kërkimin shkencor, duke rritur financimin për universitetet, për të çuar në një nivel të ri dimensionin evropian të arsimit të lartë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit