Home Rajoni VIDEO/ &#8221...

VIDEO/ ”Ndeshje” me litar mes serbëve dhe ushtarëve amerikanë të KFOR-it

121
0

Serbët protestojnë në 3 komuna në veri të Kosovës, për të mos lejuar futjen në zyra të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat ata i bojkotuan.

Protestat shpesh kanë qenë të dhunshme duke shkaktuar krizën e radhës ndërkombëtare mes dy shteteve dhe shtimin e numri të forcave të KFOR-it në Kosovë, për të garantuar sigurinë.

Në një video të publikuar në portalin “Kosovo Online”, një faqe lajmesh në gjuhën serbe shfaqet një moment argëtues mes protestuesve serbë dhe ushtarëve amerikanë të KFOR-it në Leposaviç.

Si pjesë e “lojërave sportive të punëtorëve”, një ngjarje e përvitshme në këtë zonë, ushtarët amerikanë dhe serbët kanë zhvilluar një garë me tërheqje litari, të fituar nga ushtarët amerikanë me rezultatin 2-1.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit