Home Aktualitet Pë*plasje fiz...

Pë*plasje fizike mes deputetëve. Garda e Republikës hyri në sallën e parlamentit

120
0

Siç edhe pritej, seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë nisi me tensione dhe u mbyll pas 50 minutash nga nisja e saj, kjo pasi deputetët e PD-së zaptuan foltoren. Ata me pas u shpërndanë në sallë duke mos lejuar kolegët e PS-së që të flisnin, pasi u fiknin mikrofonat. Por në një moment në nisje të seancës, deputeti i PD-së Bledion Nallbati shkoi pranë deputetit të PS-së, Vullnet Sina për ti mbyllur mikrofonin pasi po fliste dhe mes tyre ka pasur një përplasje fizike. Kërciti grushti në sallë dhe live.

Në këto momente ka ndërhyrë edhe Garda, si dhe deputetët e tjerë. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u detyrua që të ndërpriste seancën, e cila vijoi me dyer të mbyllura. Deputeti Nallbati u përjashtua nga seanca.

Kreu i PD, Sali Berisha si herët e mëparshme foli LIVE në Facebook, ku lëshoi akuza ndaj qeverisë ”Rama 3”. Po ashtu Berisha ka reaguar menjëherë për dhunën, duke thënë se ishte një provokim për opozitën.

“Këtë skenë që shihni ju, që përben një provokacion ndaj opozitën tregon faktin se pse këta bajlozë krimi në qeveri, këta hajdutë që kanë ulur çdo normë etike dhe ligjore, na përjashton ne deputetëve të opozitës nga të drejtat kushtetuese. Një nga të drejtat themelore është ngritja e komisionit hetimor. Kjo e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë ndaj nuk mund të mohohet”, u shpreh Berisha.

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka urdhëruar mbylljen e seancës plenare për ditën e sotme pas tensioneve të krijuara mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Nikolla urdhëroi mbylljen e seancës përfundimisht pasi deputetët u përfshinë në dhunë fizike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit