Home Bota VIDEO/ Shpërt...

VIDEO/ Shpërthen depoja e armëve në Krime, rritet frika për një tragjedi bërthamore në Europë

207
0

Lufta ruse në Ukrainë, është në ditën e 174 dhe situata vijon që të jetë e frikshme. Në mëngjesin e kësaj të marte, shpërtheu një depo armësh në fshatin Mayskoye në Krime. Ministria e Mbrojtjes në Rusi, tha se po punon për të zbardhur shkaqet, ndërsa deklaroi edhe se nuk ka viktima apo të plagosur rëndë.

Por vëmendja është rreth centralit të Zaporizhias në Ukrainë, ndërsa Moska dhe Kievi vijojnë të akuzojnë njëra tjetrën për bombardimet pranë zonës.

Presidenti Zelensky paralajmëroi se bota do të humbasë ndaj terrorizmit dhe do t’i dorëzohet shantazhit bërthamor, nëse nuk vepron për të parandaluar një aksident në centralin më të madh të Europës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit