Home Bota VIDEO/ Ska*da...

VIDEO/ Ska*dal para zgjedhjeve, zyrtarët shfaqen duke numëruar ”blloqe” me para

797
0

Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga dita kur turqit do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet komunale, forca kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP) ka pushtuar titujt kryesorë të mediave për shkak të një skandali të dyshuar ryshfeti.

Prokurorët turq po shqyrtojnë një video të diskutueshme që po qarkullon në mediat sociale që tregon tre zyrtarë të CHP-së duke numëruar “blloqe” me para, që dyshohet se arrijnë në 15 milionë lira turke (rreth 430,000 dollarë), për organizatën lokale të partisë në Stamboll.

Stambolli është në qendër të konfliktit parazgjedhor, pasi rimarrja e bashkisë së metropolit më të madh të Turqisë është për presidentin Erdogan një lojë personale dhe një vulë për suksesin jo fort të pritshëm të tij në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Kryetari aktual bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, konsiderohet sot kundërshtari më i fuqishëm politik i Erdogan, i brymosur me frymën e opozitës kemaliste në 20 vitet e fundit. Është e zakonshme të vlerësohet se Stambolli, me 18 milionë banorët e tij, me një popullsi më të madhe se 131 vende të botës, është “çelësi” i pushtetit në Turqi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit