Home Aktualitet VIDEO/ Të mit...

VIDEO/ Të miturit dhe gratë e dënuara përgatisin zahiretë e dimrit, Manja: Parandalim dhe jo dënim

38
0

Të miturit që vuajnë dënimin e tyre në institucionin e vuajtjes së dënimit në Kavajë, por edhe gra të dënuara, morën pjesë këtë të hënë në një aktivitet për përgatitjen e zahireve të dimrit. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, duke ndarë pamje nga aktiviteti i zhvilluar thekson se ishte një ditë e mrekullueshme edhe për sa i takon reflektimit.

“Një aktivitet i përbashkët i organizuar nga Marinela dhe Lindjana në Institutin e të Miturve në Kavajë, ku gratë dhe të miturit e dënuar punuan së bashku për të përgatitur zahiretë e dimrit nga perimet e kultivuara nga vetë të dënuarit e mitur”, shkruan Manja.

“Ishte një ditë e mrekullueshme që na bëri të reflektojmë të gjithëve se rruga më e mirë është parandalimi dhe jo dënimi penal. Falenderoj Marinelën dhe Lindjanën për angazhimin e tyre të palodhur”, përfundon Manja.

Në videon e publikuar vetë të dënuarit u shprehën se kanë ndjerë aromë shtëpie. “Sot mësova diçka të re, ndjeva aromë shtëpie”, tha një për djemve që mori pjesë në aktivitet.

“Dikur këtë aktivitet e bëja çdo verë për familjen time. Sot unë ndihem si në shtëpinë tonë”, tha një prej vajzave në aktivitet. “Bashkimi bënë fuqinë”, vijuan ato.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit