Home Aktualitet VIDEO/ Tumor ...

VIDEO/ Tumor 7 cm, mjekët në Tiranë i shpëtojnë jetën 35-vjeçares. Manastirliu: Një histori suksesi

221
0

Një ndërhyrje e vështirë është realizuar me sukses në pavijonin e Mjekësisë, ku është kryer një ndërhyrje e rrallë. Një vajze të re 35-vjeçare i është hequr tumori 7 cm të mbiveshkores së majtë falë operacionit duke i dhënë fund një kalvari të gjatë vuajtjesh.

“Histori suksesi! Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, një vajzë e re 35-vjeçare, ka dalë me sukses nga një ndërhyrje e rrallë, falë koordinimit të shkëlqyer të ekipeve mjekësore për diagnostikimin, trajtimin dhe operacionin e shkallës së lartë të vështirësisë. Pasi u diagnostikua me një tumor 7 cm të mbiveshkores së majtë, 35 vjeçarja u përgatit në pavionin e Mjekësisë Interne në mënyrë që të stabilizohej, dhe më pas, ekipi multidisiplinar i mjekëve realizoi ndërhyrjen, e cila rezultoi me sukses. Punë e shkëlqyer e Prof. Arben Gjata, Prof. Krenar Lila, Prof. Mihal Tase, Prof. Margarita Gjata, Dr.Dritan Reovica, Dr.Ardit Kaçani, Dr. Pranvera Shkëmbi dhe infermieret: Manada Cani, Mirjana Mema, Aida Hajro, Albana Qefalia”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.

Mjekët tregojnë se ndërhyrja dhe rikuperimi pas operacionit shkuan shumë mirë. “Operacioni shkoi me sukses, tensioni është stabilizuar. Vajza nuk do ketë më probleme me tensionin që ishte shkak i kësaj sëmundje”, tha profesor Arben Gjata, Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë Digjestive të QSUT.

“Pas operacionit ishte mirë, e sëmura kaloi pa komplikacione, ne ndërhymë për të shmangur komplikacionin më të vogël se do e rëndonte shumë, do të vazhdojë trajtimin për patologjitë e tjera”, tha Krenar Lilaj, Shef i Shërbimit Anastezi-Reanimacion, QSUT.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit