Home ShowBiz VIDEO/ Tur në...

VIDEO/ Tur në Europë, Drake fut në listë edhe Shqipërinë: S’kam qenë asnjëherë

436
0

Shqipëria është në listën e destinacioneve që artisti botëror Drake mund të vizitojë në vitin e ardhshëm, edhe për koncert. Në Kick.com në një moment gjatë transmetimit, bashkë-prezantuesi i Drake e pyeti se ku ka menduar të udhëtojë për vitin e ardhshëm, ndërsa reperi përmend disa vende. “Nuk kam qenë kurrë në shumë vende. Nuk kam qenë kurrë në Itali, kurrë në Shqipëri”, tha Drake.

”Dashuria” për Shqipërinë nuk është e papritur. Drake me videoklipin e këngës “Polar Opposites”, përmban referenca për kulturën shqiptare. Në fillim shfaqet titulli i këngës, shoqëruar me simbolin e shqiponjës dykrenare. Më pas, Drake luan poker dhe biladro me një grup miqsh, të cilët janë të veshur të gjithë, bashkë me Drake, me xhaketa të stilit bomber, ku në shpinë shfaqet sërish shqiponja e zezë dykrenare.

Në “Polar Opposites”, Drake i këndon një vajze që e ka bllokuar nga të gjitha platformat. Me gjasë, Mariana është shqiptare nga Kosova, pasi në një moment të këngës, ai thotë: “Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë/ Thjesht di që tensioni po rritet”.

Kjo mund të jetë një referencë për tensionet në veri të Kosovës me palën serbe. Drake jo veç vlerëson kulturën shqiptare, por njëkohësisht është edhe i informuar për tensionet gjeo-politike. Videoja mbyllet me një shqiponjë që fluturon sipër detit.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit