Home POLITIKE Vijojnë debat...

Vijojnë debatet e ironitë mes Ramës e Tabakut: Ju hodhët poshtë “kreshnikun e madh” Sali Berishën!

95
0

Nuk ndalen debatet, replikat e ironitë mes Kryeministrit Rama dhe kryetares së Komisionit hetimor për incineratorët, Jorida Tabaku.

Deputetja e PD i ka përmendur Ramës dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, ndërsa kreu i qeverisë tha se është shumë krenar për marrëdhënen e punës që ka pasur me Tahirin.

Rama: Tahirin shokun e klasës e sollët ju është objekt në hetim Saimir Tahiri? Unë nuk thashë pse e solle por më lër të jap përgjigje. Jo mo jo s’ka nga ata 8 vjet, kush është si tha ai bishti i qenit kap bishtin e qenit.

Për krenarinë dhe për Saimir Tahirin ta them hapur prap se s’kam asnjë problem.

Jam shumë krenar për punën që kam bërë me Saimir Tahirin dhe në punën që ka bërë Tahiri me mua nuk hyn asgjë për të ciilat Tahiri ka hyrë nën akuza.

Për cfarë një ministër bën jashtë kuadrit të marrëdhënieve me mua e punës që kemi bashkë, është përgjegjësi individuale që cke me atë punë.

Tabaku: Të gjithë po i hedh

Rama: Ça domethënë kjo që të gjithë po i hedh. Po ti hodhe kreshnikun e madh dhe nuk të thotë njeri që e hodhe gjithë atë kreshnik Sali Berishën e hodhe sikur të ishte askushi.

Ti hodhe Sali Berishën që të ngiriti se nuk ishe asgjëkundi. Unë i kënaqur jam që e ke hedhur se unë e kam hedhur.. Ti shif veten sa do të mbajë Luli mos më qaj hallin tim.
Do rrimë gjatë këtu se do nxjerrim lekët 430 mln euro o do sqarohen sot o…Kështu zonja Topalli, zonja Tabaku më fal ndjesë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit