Home Sporti Villareal ësh...

Villareal është “hirushja” e Championsit, eliminon Bayernin dhe shkon në gjysmëfinale (VIDEO)

317
0

Villareal është surpriza e madhe e këtij sezoni në Champions League. “Nëndetësja e Verdhë” ka arritur që të sigurojë një biletë për në gjysmëfinale, pasi barazoi 1-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Bayernit dhe me rezultat të përgjithshëm 2-1 janë ata që kualifikohen mes katër më të mirëve.

Fraksioni i parë do të mbyllej pa gola, me pak shanse shënimi edhe për ekipin bavarez. Në fillimin e së dytës, do të ishte Lewandowski që do të përfitonte nga një gabim i mbrojtjes mike, duke e dërguar topin në rrjetë që në rastin e parë që ju dha.

Kur dukej se gjithçka do të shkonte në shtesë, Villareal bën një kundërsulm perfekt, duke shënuar dhe golin që do të shokonte vendasit me  Chukëeze. Një arritje fantastike për Villarealin e Unay Emery që pasi eliminoi Juventusin, tashmë befason edhe Bayernin. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit