Home KRYESORE “VIP&#8...

“VIP”-at e TikTok, Instagram, Facebook, YouTube dhe Google që fitojnë shuma monetare, do të tatohen

29
0

Personazhet që fitojnë para nga rrjetet sociale dhe platformat e tjera në internet, do të tatohen në masën 15% duke nisur nga viti 2024.

Ministria e Financave ka bërë gati projektinligjin që i jep fund periudhës, kur të ashtuquajturit “VIPA”, “blogerë” e “influencues” fitonin para të padeklaruara.

Kjo kategori, në pjesën më të madhe, përfshin individë vendas që fitojnë nga TikTok-u, Instagrami, Facebook, YouTube, Google.

Drafti është më i gjerë, pasi ai përfshin në taksim edhe individët që lëshojnë pronat e tyre me qira ditore në platformat e prenotimeve si Booking dhe AirBNB, si dhe rishitësit apo reklamuesit, që paguhen nga platformat e tregtisë online si Amazon e Alibaba, shkruan euronewsalbania.

Plani për të identifikuar këta individë, sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, mbështetet mbi pagesat që këto kompani i bëjnë këtyre individëve përmes llogarive bankare.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri operojnë në platformën AirBNB 17 mijë prona aktive për qira ditore, ndërsa në Booking mbi 3500 të tilla.

Ndërkohë nuk ka një numër të saktë që identifikon personazhet e rrjeteve sociale, për të cilët flitet se fitojnë shuma marramendëse.

Tatimi 15% mbi këto të ardhura synohet të mbahet në burim, por edhe nëse i shpëtojnë sitës së parë të Tatimeve, këta individë janë të detyruar të bëjnë pagesën e detyrimit në deklaratën vjetore të të ardhurave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit