Home Kosova Vjosa Osmani ...

Vjosa Osmani tregon kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale në Kosovë

16
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 17 tetor 2021 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Përmes një njoftimi për mediat, presidenca bën me dije se ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim.

“Presidentja ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ky vendim është marrë pas konsultimeve që presidentja Osmani ka zhvilluar me përfaqësuesit e partive politike në fillim të muajit qershor.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme presidentja Osmani ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe në këtë pozitë ka emëruar Kreshnik Radoniqin, i cili është gjyqtar në Departamentin special të Gjykatës së Apelit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit