Home POLITIKE “Vlerës...

“Vlerësimi tepër i mirë”, Belinda Balluku prezanton progres-raportin e KE-së për Shqipërinë

74
0

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ambasadori Luigi Soreca, në një konferencë për mediat, kanë bërë sot prezantimin e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.

Gjatë fjalës së saj, Balluku deklaroi se raporti për Shqipërinë është më pozitivi dhe se në të theksohet ecuria e mirë e reformave të ndërmarra nga qeveria.

Me kënaqësi të madhe konstatojmë se ky raport është më pozitivi i hartuar ndonjëherë për vendin tonë dhe që përfaqëson në mënyrë të drejtpërdrejtë ecurinë shumë të mirë të reformave të thella që ne kemi ndërmarrë dhe rezultatet e tyre konkrete në forcimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit.

Ky raport është një vlerësim real, i drejtë dhe krejtësisht i pavarur i asaj që Shqipëria ka arritur përmes reformave ligjore, institucionale dhe ekonomike, efektet e të cilave janë në sytë e qytetarëve tanë por që marrin një rëndësi edhe më të madhe kur certifikohen nga BE që së bashku me SHBA, janë partnerët tanë kryesorë strategjikë.

Nga korriku i vitit 2022 dhe deri më tani, Shqipëria dhe Komisioni Evropian kanë zhvilluar fazën e parë përgatitore pas çeljes së negociatave, atë të shqyrtimit analitik të BE-së. Sikurse evidentohet edhe në raport, nën koordinimin e kryenegociatores dhe strukturave të reja të reformuara për negociatat e BE-së, institucionet shqiptare kanë mobilizuar burime të konsiderueshme për t’u angazhuar aktivisht në procesin e shqyrtimit dhe për t’u përgatitur për hapat e ardhshëm të negociatave të anëtarësimit”, tha Balluku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit