Home Sporti Vllaznia bara...

Vllaznia barazim spektakolar me Erzenin, Laçi mund Teutën

110
0

Vllaznia nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim 2-2 ndaj Erzenit në javën e 10-të të Superiores.

Aralica gjeti i pari rrugën drejt rrjetës, duke realizuar në minutën e 54-t duke u dhënë avantazhin vendasve. Mala dyfishoi rezultatin për Vllazninë me golin e realizuar në minutën e 65-t.

Erzeni do të barazonte me Patrick Nonato në minutën e 75-të, ndërsa në minutën e 90+9’ Kahrimanovic i dhuroi barazimin miqve. Vllaznia mbetet në vend të 3-të me 15 pikë, ndërsa Erzeni në vend të dytë me 16 pikë.

Teuta konfirmon momentin negativ, teksa është mundur 0-1 nga Laçi. Sfida u vendos nga Spahiu që realizoi golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 66-të. Teuta mbetet në vendin e fundit fundit me 7 pikë, teksa Laçi qëndron në vend të nëntë me 11 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit