Home Aktualitet Vota e Kukësi...

Vota e Kukësit, Açka: “Shkelëm besën” e dhënë, refuzimi i Berishës shkak për humbjen e demokratëve

40
0

Socialistët fituan në Kukës, madje më thellë se me Safet Gjicin. Partia Demokratike nuk mori pjesë në zgjedhje, ndërsa i vetmi nga opozita ishte kandidati i Sali Berishën që u regjistrua serish me Partinë e Ilir Metës.

Mbi 4 mijë vota më shumë se Safet Gjici mori ish-prefekti Albert Halilaj. Por si lexohet kjo vote fitore pas çdo skandali të Socialistëve? Flutura Açka, nënkryetare e PD-së, që njëherësh Lulzim Basha i ka deleguar edhe kreun e grupit, por zgjidhje nuk i ka dhënë ende Kuvendi. Ajo u shpreh se rezultati i Kukësit ka ardhur si pasojë e refuzimit të vazhdueshëm të Berishës për të bashkëpunuar me partinë institucionale.

“Keqardhje shumë e madhe rezultati në Kukës, edhe pse ishte një rezultat i pritshëm. Na mjafton 14 maji për të thënë se ne nuk mund të vazhdojmë me këtë lloj logjike. Nga ana e PD, ftesa ishte deri në minutën e fundit që të dilnim me një kandidat të përbashkët. Madje, ne shkelëm edhe “besën” që kishim dhënë për të mos u tërhequr nga asnjë lloj zgjedhje, në mënyrë që të mos cenonim kandidatin e vetëm të opozitës.

Refuzimi i vazhdueshëm i Berishës për të bashkëpunuar me partinë institucionale dha atë rezultat që dha. Humbja është edhe më e thellë se 14 maji. Nuk e di çdo të ndodhë në kampin e Foltores, por unë ndjej një shqetësim shumë të madh nëse nuk do të dalin konkluzione nga kjo gjë. Ne jemi askund pasi kemi humbur në një bastion të djathtë”, tha Flutura Açka për ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit