Home Aktualitet Vra*jen e Zak...

Vra*jen e Zakës mediat greke e cilësojnë si thriller, policia identifikon autorin

16
0

Mediat greke e cilësojnë si një thriller vrasjen e emigrantit shqiptar Aleksandër Zaka që u gjet i qëlluar me plumb në kokë teksa ishte ulur në karrige, mesditën e 12 gushtit në ishullin e Salaminës pranë Athinës.

Autoritetet greke kanë identifikuar dhe janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar të vrasjes së Zakës. 51-vjeçari u gjet i vrarë me plumb pas koke ulur në një karrige në oborrin e shtëpisë së tij. Viktima u gjet nga miku i tij, i cili njoftoi edhe policinë.

“Revista e Athinës” shkruan se Zaka nuk kishte asnjë precedent kriminal të regjistruar në Shqipëri apo Greqi. Ai është qëlluar me armë në kokë në banesën e tij nga një person që u largua menjëherë nga vendi i krimit.

Pak ditë më parë, një tjetër shqiptar u vë në shënjestër të krimit. Andrea Kalemi kishte shkuar për pushime me familjen, por është qëlluar 10 herë me armë zjarri. Kalemi është qëlluar për larje hesapesh. Dyshohet se është i përshirë në vrasjen e Edmond Papës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit