Home Aktualitet Vrau në vitin...

Vrau në vitin 1997 e kërkohej prej vitesh, kush është 49-vjeçari shqiptar që u kap në Itali

16
0

Policia e Shtetit njofton se është vënë në pranga një 49-vjeçar shqiptar në Itali, pasi rezultonte i dënuar me 15 vite burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Artur Doku alias Gent Sherifi, 49 vjeç është arrestuar nga autoritetet italiane pasi akuzohet se ka vrarë me armë zjarri I. Ç., dhe ka plagosur shtetasin D. Ç. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Italia drejt vendit tonë.

Njoftimi i policisë:

“Tiranë/Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore italiane, një shtetas i dënuar me 15 vjet burgim.

Lokalizohet në Itali, pas shkëmbimit të informacioneve, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i dënuar me 15 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, për një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar, informacionet i janë dërguar autoriteteve policore italiane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Në bazë të informacioneve të dërguara nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, është lokalizuar dhe arrestuar në Itali, shtetasi Artur Doku alias Gent Sherifi, 49 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 1997, 49-vjeçari ka vrarë me armë zjarri shtetasin I. Ç., dhe ka plagosur shtetasin D. Ç. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Italia drejt vendit tonë.”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit