Home Aktualitet Vrau të dashu...

Vrau të dashurën dhe nënën e saj, Marjan Rroku nis një betejë të re gjyqësore

763
0

Ish-agjenti i SHIK-ut, Marjan Rroku, ka nisur një tjetër betejë me drejtësinë teksa po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj.

Ai pretendon cenim të të drejtave që lidhen me punësimin, rehabilitimin social dhe ri-integrimin, komunikimin me familjarët, apo kushtet e jetesës në burgun e Burrelit. Ndërsa objekti i kërkesës së tij është rivendosja e të drejtave të të dënuarit. Për ankesën e tij, ai i është drejtuar gjykatës, pasi nuk ka gjetur zgjidhje në rrugë administrative me drejtorinë e burgut.

Alda Canaj dhe nëna e saj, Mbarime Canaj, u vranë në vitin 2001 në Tiranë. Pas krimit të dyfishtë, Marjani u arratis dhe nisi një jetë të re në Amerikë, derisa u arrestua në vitin në vitin 2014. Në vitin 2016 e në vijim ai kërkoi rihapje të çështjes, por vendimi me burg përjetë nuk u ndryshua.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit