Home Sporti Vritet në luf...

Vritet në luftën e Ukrainës trajneri i moshave të Shakhtar: Rusia, komb terroristësh!

125
0

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë, por merr edhe jetë nga bota e sportit.  Drejtori i Përgjithshëm i Shakhtar Donetsk, Sergey Palkin ka publikuar një lajm të dhimbshëm në rrjetet sociale, aty ku njoftoi se trajneri i ekipit të të rinjve ka humbur jetën, teksa i drejtohet me një mesazh popullit rus.

“Një nga pjesëtarët e klubit tonë, i cili ishte trajner moshash, është vrarë. Ai humbi jetën pasi u godit nga një fragment i një predhe ruse. Rusia ka kryer një sulm ushtarak të tmerrshëm dhe të pabesë ndaj Ukrainës.

Rusia, nga një komb që ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të mposhtur nazizmin, po kthehet në një komb terroristësh, një komb frikacakësh të heshtur. E gjithë bota po ju shikon sot.

Dhe bota pret që ju të veproni në një mënyrë që do të ndalojë çmendurinë. Por ju keni frikë, jeni të frikësuar. Rusi, ju po vrisni ukrainasit. Ndaloni këtë çmenduri! Mos heshtni, flisni! Përndryshe, do të jetë humbja juaj personale.

Një disfatë që do të mbahet mend nga të gjithë brezat që do të vijnë. Një disfatë që nuk mund të fshihet nga historia botërore. Dhe secili prej jush do të jetë fajtor dhe përgjegjës për krimet e kryera”, shkruhet në reagim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit