Home Bota Vr*sja që tro...

Vr*sja që tronditi botën bëhet serial televiziv, çifti i pasur e dr*goi në mënyrë periodike vajzën e birësuar

68
0

Asunta Basterra u vra nga prindërit birësues, dhe krimi makabër do të jetë tashmë në një serial televiziv në Netflix. Ky rast konkret ka ndodhur në vitin 2013 dhe konsiderohet si një nga më tronditëset e regjistruara në Spanjë. E lindur në Fang Yong në vitin 2000 në Kinë, Asunta u birësua në moshën nëntë muajshe nga Alfonso Basterra Camporro dhe Maria del Rosario Porto Ortega, një çift i pasur nga Spanja. E përshkruar si një fëmijë i talentuar.

Mjeku ligjor përcaktoi se ajo vdiq nga asfiksia dhe i ishte dhënë të paktën 27 pilula Lorazepam. Prindërit birësues, Alfonso Basterra dhe Rosario Porto u shpallën fajtorë për vrasjen e saj më 30 tetor 2015. Sipas dokumenteve të gjykatës, çifti e drogoi në mënyrë periodike vajzën e tyre me Lorazepam për tre muaj dhe më në fund e asfiksoi. ata u dënuan me tetëmbëdhjetë vjet burg.

Rasti ka tërhequr një interes të gjerë mediatik në Spanjë dhe në mbarë botën, si dhe një “deklaratë shqetësimi” nga Ministria e Punëve të Jashtme kineze. Një seri dokumentare me katër pjesë rreth çështjes debutoi në vitin 2017 dhe u vu në dispozicion ndërkombëtarisht në Netflix në 2019.

Seriali rrëqethës tregon të gjitha momentet më të rëndësishme të rastit, duke përfshirë kur Asunta raportohet e zhdukur dhe kur hetuesit fillojnë të dyshojnë për çiftin. Përdoruesit e mediave sociale e kanë lavdëruar trailerin, duke thënë “nuk mund të dallosh nëse po aktrojnë apo njerëzit e vërtetë” dhe “kështu është bërë, bravo Netflix”. Historia tashmë ka qenë subjekt i një dokumentari me katër pjesë të titulluar, El Caso Asunta: Operación Nenufar, ende i disponueshëm në Netflix.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit