Home Aktualitet Vuçiç akuza n...

Vuçiç akuza ndaj EULEX-it: Gënjeshtarë! Kurti ka krijuar situatë kriminale

144
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke folur për situatën e krijuar në Veri, ka hedhur akuza ndaj Albin Kurtit dhe ndërkombëtarëve, duke thënë se po e mbështesin këtë të fundit për krijimin e një situatë kriminale.

Vuçiç lëshoi një seri kritikash ndaj Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) të cilët i quajti “gënjeshtarë”.

“EULEX na thotë ‘po e vëzhgojmë nga afër’. Ju gënjeshtarë, e vetmja gjë që ju doni të ‘vëzhgoni nga afër’ është dëbimi i serbëve”, ka thënë ai.

“Kurti ka krijuar një situatë kriminale ku keqtrajton të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb. Mendoja se po e bënte vetëm, por tani e di që e ka mbështetjen e disa vendeve perëndimore”, ka thënë mes tjerash ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit