Home Aktualitet Vuçiç lavdëro...

Vuçiç lavdëron “Open Balkan”, flet edhe për Kosovën

298
0

Përfaqësuesit e Bosnjë e Hercegovinës kanë shprehur dëshirën që t’i bashkohen “Ballkanit të Hapur”, ku presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se kjo është nisma më e mirë që sjell përfitime për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu theksoi se kjo iniciativë nuk e zëvendëson integrimin në Bashkimin Europian, por është një nismë e veçantë e popujve ballkanikë. Ai pas arritjes në Ohër tha se është një mbështetës i fortë i nisjes së negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porse nisma “Ballkani i Hapur” është në dobi të të gjithëve.

“Kjo nismë është më e mira në rajon në dekadat e fundit. Sa i përket dëshirës së kujtdo tjetër për të hyrë në “Ballkanin e Hapur”, të gjithë janë të mirëpritur. Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe. Nëse doni t’i zgjidhim problemet në interes të qytetarëve, a do të kemi mjaftueshëm miell, vaj dhe gjithçka tjetër, atëherë kjo është një pyetje për “Open Balkan”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit