Home Aktualitet Vuçiç: Pres p...

Vuçiç: Pres presion nga Perëndimi, por Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë

11
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se pret presion të ri nga Perëndimi për vendosje të sanksioneve kundër Rusisë, për luftën e nisur në Ukrainë.

Vuçiç ka thënë dje në New York, ku është duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – se pret që zyrtarët evropianë “t’i mbajnë leksione” gjatë takimeve se Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë.

“Do t’i dëgjoj me kujdes dhe do t’iu them se unë e udhëheq Serbinë si president dhe për aq sa të mundemi, do të udhëheqim me këtë politikë”, ka thënë Vuçiç teksa u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Presidenti i Serbisë ka thënë, po ashtu, se kur do ta kuptojë se nuk do të mund të vazhdojë më, nuk do ta zbatojë një politikë të tillë, mirëpo, sipas tij, Serbia “ka vepruar me përgjegjësi për një vit e shtatë muaj, që është e sinqertë, e përgjegjshme dhe e drejtë”.

Serbia është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit