Home Aktualitet Vuçiç tregon ...

Vuçiç tregon pse nuk nënshkroi: S’do të zbatoj asgjë që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në OKB

205
0

Një ditë pas dakordësisë së arritur në Ohër, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se nuk do të zbatojë asgjë që ka të bëjë me anëtarërsimin e Kosovës në OKB. Vuçiç theksoi se do të zbatojë Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënies me Kosovën deri në “vijat e saja të kuqe”. Sipas tij, ka disa arsye pse nuk firmosi marrëveshjen e as aneksin e implementimit.

“Para së gjithash, sepse Republika e Serbisë është një vend i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa ajo siç e quajnë Republika e Kosovës nuk është. Nuk dua të bëj marrëveshje ndërkombëtare me Kosovën”, ka thënë Vuçiç.

“Pas çdo samiti dhe takimi, unë flas pa mëdyshje se ne jemi kundër pranimit të tyre në OKB, prandaj nuk kam nënshkruar asgjë. S’do të zbatojë asgjë që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara apo ndonjë njohje de facto apo de jure. Gjithçka tjetër, jam gati të punoj në implementim”, tha Vuçiç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit