Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Befason Gjergj Luca, bën thirrje për një aleancë SHBA-Rusi, si ajo 85 viteve më parë, tani për paqen globale

WebTV
E diel, 10 Maj 2026 15:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Një ditë pas kremtimeve të 81-vjetorit të fitores mbi nazizmin dhe shënimit të Ditës së Evropës, sipërmarrësi Gjergj Luca ka zgjedhur të dalë kundër heshtjes, harresës dhe trajtimit periferik që, sipas tij, iu bë një prej ngjarjeve më vendimtare të historisë moderne nga një pjesë e opinionit publik dhe medias. Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ai ngriti zërin jo vetëm për kujtesën historike, por edhe për nevojën që njerëzimi të rikthehet te fryma e bashkimit përballë kërcënimeve globale.

Në reagimin e tij, Luca e cilëson 9 Majin jo thjesht si një datë ceremoniale, por si ditën kur qytetërimi triumfoi mbi errësirën, kur miliona jetë të sakrifikuara i dhanë Evropës dhe botës të drejtën për të jetuar në liri. Ai shprehu keqardhjen që, sipas tij, po zbehet kujtesa për aleancën historike mes SHBA-së dhe Rusisë, aleancë që në vitet 1941–1945 u bë boshti i rezistencës kundër makinerisë naziste.
“E harruan 9 majin, ditën e fitores mbi fashizmin. E harruan ditën e lirisë dhe luftën titanike që bëri Rusia dhe Amerika. E harruan se miliona rusë dhanë jetën që Evropa të jetonte e lirë qysh nga viti i largët 1945. Dhe ja ku jam sot i vetëm të ulëras në shenjë mirënjohje kundër robërisë dhe kundër mosmirënjohjes: Spasibo, thank you, faleminderit!”, shprehet ai në mesazhin e tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por mesazhi i Lucës nuk mbetet vetëm një rikujtim historik. Ai merr trajtën e një thirrjeje të drejtpërdrejtë morale dhe shpirtërore për kohën që jetojmë. Sipërmarrësi shqiptar shpreh shqetësimin për përplasjen e sotme mes dy fuqive që dikur luftuan krah për krah kundër nazizmit dhe që, sipas tij, dikur “festuan bashkë fitoren e njerëzimit”, ndërsa sot gjenden në kahe të kundërta të historisë dhe politikës botërore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në reflektimin e tij, Luca kërkon një “riformatim” të asaj aleance historike, jo domosdoshmërisht si marrëveshje politike apo ushtarake, por si rikthim te logjika e bashkëpunimit për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen e qytetërimit njerëzor. Ai e sheh botën e sotme të lodhur nga luftërat, polarizimi, konfliktet ekonomike dhe krizat morale, ndërsa apelon që fuqitë e mëdha të gjejnë sërish gjuhën e arsyes dhe të përgjegjësisë globale.

Mund t'ju interesojë

Deputeti Erald Kapri te Nikoll LESI: Kandidati për kryebashkiak i Tiranës do dalë nga PROTESTA!

Deputeti Erald Kapri te Nikoll LESI: Kandidati për kryebashkiak i Tiranës do dalë nga P...

4 Nëntor 2026, 17:59
Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erio...

28 Tetor 2026, 19:09
Protesta!

Protesta!

25 Tetor 2026, 10:00

Luca rezervoi gjithashtu një përshëndetje të veçantë për kombin amerikan, duke theksuar se pa rolin përcaktues të SHBA-së në aleancën antifashiste, fitorja mbi nazizmin nuk do të kishte qenë e mundur. Sipas tij, ishte pikërisht bashkimi i dy superfuqive të kohës ai që i dha njerëzimit mundësinë të shpëtonte nga një prej regjimeve më monstruoze që ka njohur historia.
Në fund, thirrja e tij tingëllon më shumë si një apel human sesa politik, që bota të mos harrojë sakrificat mbi të cilat u ngrit paqja moderne dhe që njerëzimi të rikthehet te familja, dialogu, bashkëjetesa dhe kujtesa historike. Sepse, sipas mesazhit që përcjell Luca, harresa e historisë është hapi i parë drejt përsëritjes së saj.

Etiketat e lidhura

albert vatajGjergj Luca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 33 minutash

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 34 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 34 minutash

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 45 minutash

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 8 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 9 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 9 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 8 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.