Home ShowBiz Will Smith me...

Will Smith merr me qira një Mercedes të konvertueshëm për t’i bërë përshtypje Pepës

111
0

Will Smith merr me qira një Mercedes të konvertueshëm për t’i bërë përshtypje Pepës
Will Smith kujtoi takimin e vetëm që kishte shkuar ndonjëherë, me Pepën e grupit “Salt-N-Pepa”.

Duke folur në podcastin ‘Class of ’88’, ai përshkroi takimin e tyre në fund të viteve ’80, duke pranuar se ishte “i tmerruar”.

Aktori ka shpjeguar se ishte “i kapur” me këngëtaren prej vitesh, por asnjëherë nuk pati rastin të afrohej me të, pasi ajo ishte vazhdimisht në një lidhje me dikë tjetër.

“Në një moment, ne të dy ishim në Los Angeles, kështu që mendova të bëja lëvizjen time. Kjo vajzë ishte e veçantë dhe doja t’i bëja përshtypje. Ndaj kam marrë me qira një Mercedes të bardhë kabrio”, ka thënë karakteristike ai.

Ai më pas shtoi: “Plani im ishte ta çoja në Kodrat e Hollivudit, me makinë në Mulholland dhe të gjitha këto dhe të shihja perëndimin e diellit”.

Më pas ai deklaroi se po mundohej të dukej “rehat” për t’i treguar se e di “lojën”, por brenda tij ishte i tmerruar nëse më në fund do të arrinte ta “fitonte”.

Marrëdhënia e tyre mund të mos përparojë dhe të bëhet romantike, por ata kanë kontakte shumë të mira dhe kanë respekt të ndërsjellë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit