Home Aktualitet Xhelal Mziu p...

Xhelal Mziu publikon foton në Kuvend: Hashashi ka mbuluar kabinën elektrike

139
0

Në seancën e kësaj të enjte, deputeti i PD-së Xhelal Mziu tha se qeveria nuk ka bërë asnjë lloj investimi në qarkun e Dibrës për sa i përket energjisë elektrike.

Ai kishte dy foto me vete, ku sipas tij kabina elektrike në foto jo vetëm që ishte e para viteve 90’, por ishte e mbuluar edhe nga hashashi. Për të është shenjë e bashkëpunimit të OSHEE me kultivuesit e hashashit.

”Për qarkun e Dibrës që në 8 vite s’është bërë asnjë lloj investimi, vazhdojnë të jenë ato tela dhe transformatorë para viteve 90 , ja po ju tregoj fotot. Kjo nuk është thjesht një kabinë elektrike, por te ky transformator hashashi ka mbuluar komplet atë. Kjo tregon bashkëpunimin e OSHEE me kultivuesit e hashashit, besoj mjafton si replikë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit