Home ShowBiz Xhensila flet...

Xhensila flet për shtatzëninë: ‘Emocione, pasiguri, të qara’

9
0

Xhensila Myrtezaj ndau me ndjekësit e saj disa detaje mbi gjendjen emocionale dhe fizike gjatë shtatzënisë.

“Për të gjitha mikeshat virtuale që ndodhen në të njëjtat kushte të bekuara, por edhe të shoqëruara me dhimbje muskujsh, shtim në peshë (gjë që është normale) sugjeroj të bëni aktivitetin tuaj normal në sport, vrap, yoga, kërcim dhe shumë ecje. I gjithë sekreti qëndron tek sensi i masës,” shkroi këngëtarja, e cila është në pritje të fëmijës së dytë.

“Secili nga ne ka një ritëm jete të ndryshëm. Mundohuni brenda asaj që ju përballoni, ta ndihmoni veten me pak aktivitete fizike. Kjo është eksperienca personale që dua ta ndaj me ju. Por këshilloj të konsultoheni me specialistin (mjekun) pasi shtatzënitë nuk janë të njëjta,” vijon më tej.

“Në vazhdim dua që të bashkëudhëtojmë në mënyrën se si unë kam gjetur veten për të qenë e qetë e për ta shijuar më shumë bekimin e shtatzënisë. Një udhëtim plot me emocione hormonale të ndryshme, pasiguri, të qara, dhimbje fizike, lumturi, përmbushje,” përfundoi ajo.

Xhensila dhe Bes Kallaku do të bëhen sërish prindër. Ata janë në pritje të një djali. Çifti ka edhe një vajzë 5 vjeçe, Ajkën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit