Home Aktualitet Xhixho: Rama ...

Xhixho: Rama krah Kosovës dhe Europës, apo Serbisë dhe Rusisë? Kurti është shprehur pro BE-së

49
0

Nënkryetarja e LSI-së, deputetja Erisa Xhixho thotë se qeveria shqiptare të pozicionohet qartë nëse është në krah të Kosovës e Europës, apo në krah të Serbisë dhe Rusisë.

Për të  qeveria ”Rama 3”, përpara se të bëjë show me mbledhje të përbashkëta, të pozicionohet qartë se në cilin krah është, pasi siç edhe thekson, Albin Kurti dhe Kosova është pro vetëm BE-së.

”Kosova e ka bërë të qartë qasjen e saj ndaj Ballkanit të Hapur, një nismë që të hapur ka vetëm mundësinë për të fuqizuar pozitat e Serbisë në rajon”,-shkruan Xhixho.

Postimi i plotë

Qeveria shqiptare të pozicionohet qartë nëse është në krah të Kosovës e Europës, apo në krah të Serbisë dhe Rusisë! Ballkani i Hapur është një tjetër projekt i kryeministrit Rama pa konsultim me qytetarët dhe pa debat të gjerë publik. Me dëshirën për të çuar përpara një projekt të ideuar nga Serbia qartësisht për interesat e veta, kryeministri Rama po dëmton rëndë interesat kombëtare dhe njëkohësisht po dëmton interesat e Kosovës.

1-Serbia është vendosur qartë dhe publikisht kundër sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe SHBA ndaj Rusisë si agresore ndaj Ukrainës.
2- Ballkani i Hapur ka pasur një qëndrim të hapur agresiv, të njëanshëm dhe diskriminues ndaj Kosovës duke minuar procesin e njohjes së saj dhe duke i shërbyer objektivit të Serbisë për mosnjohjen e pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës.
3-Ballkani i Hapur është provuar gjerësisht si një veprim politik dhe shtetëror me pasoja tepër negative për interesat ekonomike të Shqipërisë dhe të fermerëve shqiptarë veçanërisht.

Këmbëngulja në çuarjen përpara të këtij projekti është treguesi më i qartë se në cilën anë të Europës zgjedh të pozicionohet Edi Rama. Kosova e ka bërë të qartë qasjen e saj ndaj Ballkanit të Hapur, një nismë që të hapur ka vetëm mundësinë për të fuqizuar pozitat e Serbisë në rajon. Nuk mund të përkrahësh Kosovën duke ushqyer ambiciet e Beogradit.
Qeveria shqiptare përpara se të bëjë show me mbledhje të përbashkëta, të pozicionohet qartë nëse është në krah të Kosovës e Europës, apo në krah të Serbisë dhe Rusisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit