Home Aktualitet Xhixho: Shqip...

Xhixho: Shqipëria është vendi i dhjetë në botë për çmimin e lartë të naftës. Kemi një bord zhvatjeje

40
0

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho thotë se Shqipëria është vendi i dhjetë në botë për çmimin e lartë të naftës. Për të kemi një bord zhvatjeje dhe aspak transparent, ”në vend që të mbrojë qytetarët nga rritja abuzive e çmimit, miraton rritjen progresive të këtij të fundit javë pas jave”.

Postimi i plotë

Sipas Global Petrol Price, në Zvicër, nafta shitet vetëm 0.3 dollarë më shtrenjtë se në Shqipëri. Nëse hyjmë në grupin e vendeve të pasura për çmimin e naftës, jemi shumë larg tyre për standardet e jetesës ku 30% e popullsisë jeton nën 5 dollarë në ditë.

Bordi i Transparencës, që në fakt është bord zhvatjeje dhe aspak transparent, në vend që të mbrojë qytetarët nga rritja abuzive e çmimit, miraton rritjen progresive të këtij të fundit javë pas jave.

Ndërkohë, vende të përgjegjshme si Gjermania, ka miratuar abonenë e re mujore për transportin publik, e cila nga 80 euro ulet në 9 euro për distancat deri në 50 kilometër, ndërsa ka ulur edhe akcizën për naftën. Taksimi mbi karburantet është ulur edhe në vende të tjera të Europës.

📌Ndërprit pagesat e inceneratorëve, skemës më kriminale të vjedhjes së taksave të qytetarëve!
📌Pezullo taksën e qarkullimit dhe të karbonit!
📌Mbështet të varfrit, fermerët që sot janë në mjerim!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0