Home Sporti Ylli i kombët...

Ylli i kombëtares, Arlind Ajeti bëhet me ekip të ri

44
0

Arlind Ajeti, i cili vjen nga Perdonone si lojtar i lirë, tashmë është pjesë e klubit rumun, CFR Cluj. “Me kënaqësi ju njoftojmë se Arlind Ajeti është lojtari i ri i ekipit tonë!”, thuhet në njoftimin e klubit rumun.

Ata njoftuan se qendërmbrojtësi me origjinë shqiptare, i lindur në Zvicër ka luajtur në Serie A për Torinon, Frosinonen dhe Crotone, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai edhe në Zvicër për Grassoper, por edhe për FC Basel, skuadër me të cilën ka fituar 4 herë titullin dhe ka luajtur ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Ajeti gjithashtu ka luajtur me kombëtaren e Shqipërisë, duke zhvilluar 21 ndeshje dhe duke qenë pjesëmarrës në Euro 2016.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit